E-Diaspora
Historia e Adelinës, nga Librazhdi në Spitalin Universitar Charite në Berlin
“Këtu marr 1800 euro. Nuk krahasohet cilësia e jetesës, puna dhe rroga që marr këtu me Shqipërinë”, shprehet Adelina Shaholli
Janë me qindra infermierë shqiptarë që punojnë në Gjermani. Disa prej tyre kanë ngjallur interesin e mediave gjermane. I tillë është rasti i Adelina Shahollit, vajzës nga Librazhdi që aktualisht punon në Spitalin Universitar Charite në Berlin.
31-vjeçarja ishte personazhi kryesor i reportazhit të realizuar pak kohë më parë nga televizioni “Deutsche Welle”.
Të nxitur nga kureshtja dhe krenaria për suksesin e infermiere Adelinës, “Top Channel” ka realizuar në një intervistë me të, përcjell albinfo.ch.
“Në një vit e gjysmë kam arritur të rritem profesionalisht, të ngrihem në detyrë, të bëj bashkim familjar e të planifikoj për pushime në një vend të Evropës pa u menduar dy herë”, shprehet Adelina.
Në Shqipëri merrte një pagë prej rreth 300 eurosh: “Këtu marr 1800 euro. Nuk krahasohet cilësia e jetesës, puna dhe rroga që marr këtu me Shqipërinë”.
Vetëm një gjë i mungon në Berlin: “Familja ime, pasi këtu gjen gjithçka tjetër”.
Infermierja shqiptare arrin të bëjë tashmë edhe dallimin mes shqiptarëve dhe gjermanëve: “Këtu janë më të ftohtë njerëzit. Pacientin e vizitojnë 10 minuta, ndërsa ne jemi më të ngrohtë. Ne u rrimë të afërmve 8 orë te koka”.
A e mendon Adelina kthimin në vendin e saj? “Pse jo. Shqipëria është vendi im, nuk do ta hidhja kurrë poshtë”, thotë infermierja.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













