Lajme
Historia e ndërtimit të kullës Eiffel
Së shpejti në një dokumentar
Rrugëtimi i inxhinierit pionier Gustave Eiffel gjatë ndërtimit të monumentit më të famshëm në botë do të zbulohet së shpejti në dokumentarin e ri me titullin “Kulla Eiffel: Ndërtimi i të pamundurës”, i cili u krijua si pjesë e programit Global Doc një bashkimi transmetuesve kryesorë ndërkombëtarë.
Caroline Behar, drejtuese e bashkëprodhimeve dhe blerjeve ndërkombëtare në Njësinë e Fakteve, tha se dokumentari ka “një stil origjinal vizual” që pasqyron se puna e Eiffel-it është vërtet moderne.
Dokumentari, siç raportohet nga mediat vendase, zhvillohet në vitin 1889 dhe fokusohet në ngritjen e Eifel-it në zemër të revolucionit industrial dhe tregon aventurën e tij teknike dhe arkitekturore për të ndërtuar kullën. Gjithashtu tregon sesi Eiffel ndërtoi më shumë se 300 punime metalike në mbarë botën, nga viaduktet, urat, stacionet hekurudhore, fabrikat, si dhe struktura për Statujën e Lirisë në SHBA.
Programi dokumentar transmetohet ndërkombëtarisht nga France tv.
“Dokumentari i Pascal Cuissot, zbulon historinë e Kullës Eifel, me një udhëtim magjepsës nëpër veprat më të mëdha të Eiffelit në botë”, tha Patrice Gellé, producent dhe menaxher i përgjithshëm i Bleu Kobalt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












