Kosova
Historike: Dy gra në krye të Kuvendit të Kosovës
Është hera e parë që një grua është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës
Për herë të parë në histori të Republikës së Kosovës, dy gra do të udhëheqin punën dhe do të vendosin rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës.
Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare, pasi kjo pozitë u la e lirë kur Glauk Konjufca u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme, shkruajnë mediat vendore.
Po ashtu, sot gjatë tërë ditës Kuvendin e udhëhoqi nënkryetarja e parë e Kuvendit, Arbërie Nagavci, përcjell albinfo.ch.
Tani këto të dyja do të jenë në krye të çdo seance të Kuvendit, përveç në raste të veçanta kur ndonjëra nga to do të mungojë.
Është hera e parë që në histori të vendit një grua e udhëheq Kuvendin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit














