Bota
“Holiday Train Show”, udhëtimi në miniaturë
New Yorku ka kthyer traditën e preferuar festive – respektivisht ekspozitën e trenit festiv, siç njihet.
Një nga mënyrat e preferuara të turistëve të shumtë që vizitojnë New Yorkun në SHBA, por edhe i vetë njujorkezëve, është që festat e fundvitit t’i kalojnë në ekspozitën “Treni festiv” (Holiday Train Show), e cila do të zgjasë deri më 21 janar.
Ekspozita është hapur në parkun botanik të New Yorkut, ndërsa në ditë vizitohet nga disa mijëra njerëz.
Vizitorët mund të shohin miniaturën e New Yorkut me shfaqjen simbolike të ndërtesave të qytetit. Në mesin e 175 maketeve që ndodhen në ekspozitë, mund të shihen Statuja e Lirisë, biblioteka e qytetit, ndërtesa Rockfeller, Empire State, stacioni kryesor hekurudhor dhe stadiumi Yankee.
Çdo njëra është bërë nga lëvorja, gjethet apo materiale të tjera natyrore. Janë ekspozuar disa sisteme hekurudhore, ku lëvizin dhjetëra trena. Po ashtu janë ekspozuar edhe maketat e trenave të përdorur në tre shekujt e fundit.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut