Lajme
Hoti sot viziton Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.
Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime të tjera me liderë politikë në këtë vend.
“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nënsekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e komunikatës së Kryeministrisë.
Agjenda:
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.
Ora 14:00 – Pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Zoran Zaev. (Qeveria e Maqedonisë së Veriut)
Ora 15:00 – Konferenca për medie. Ora 15:35 – Takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Presidencës)
Ora 16:10 – Takim me Kryetarin e Kuvendit. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)
Ora 16:35 – Takim me Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe nga Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. (Ndërtesa e Kuvendit)
Ora 17:15 – Nënshkrimi i MoU për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamentit të SHBA-së. (Ambasada e Kosovës në Shkup)
Ora 17:20 – Foto dhe deklarata për medie. (Ambasada e Kosovës në Shkup)
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












