Futboll
Humbje e KF Kosova me përmbysje të rezultatit
KF Kosova e Cyrihut e ka humbur ndeshjen e madhe kundër FC Badenit në minutat efundit të lojës me rezultat 1:2. Golat i shënuan Sulimani në minutën 77` për 1:0, Laski barazoi në 1:1 në minutën 87` dhe në minutën 90` Schär vendosi rezultatin përfundimtar 1:2.
Ndeshja e grupit të tretë të Ligës së parë në mes të FC Badenit dhe KF Kosova, ka marrë hovin në pjesën e dytë. Pas një loje me sulme dhe kundërsulme, kapiten i KF Kosova Fuat Sulimani, nëminutën 77` shënoi pas një goditjeje nga këndi për avantazh të vendësve 1:0. Ky ishte fillimi i një faze përfundimtare spektakolare t ëndeshjes.
Pas golit të pranuar, mysafirët i aktivizuan të gjitha forcat për të parandaluar humbjene parë në këtë sezon. Edhe pse Kevin Spadanuda goditi vetëm shtyllën minutën 87`, topi përfundoi tek Rajmond Laski i cili barazoi shifrat në 1: 1. Vetëm tre minuta më vonë, Badeni kthehet në lojë. Michael Schär, gjithashtu një zëvendësues, gjuan dhe shënon për rezultatin 2: 1. “Goli i pranuar na bëri mirë”, thotë Ranko Jakovljeviç duke buzëqeshur. “Treguam karakter dhe fituam me meritë”, shtoi trajneri i FCB, transmeton Albinfo.ch.
Me këtë, FCB në ndeshjen e pestë, shënoi edhe fitoren e pestë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














