Lajme
Hungaria do të dëbojë 1000 kosovarë
Që prej 1 korrikut, policia i dërgon kosovarët direkt në burgje në bazë të ndryshimit të legjislacionit, i cili nuk ua lejon më ikjen në shtetet e tjera të BE-së
Së shpejti nga Hungaria do të deportohen afro 1000 kosovarë që janë duke qëndruar ilegalisht në këtë shtet. Më shumë se 250 prej tyre ndodhen në burgje, kurse të tjerët në kampe dhe kanë mundësi të kufizuara lëvizjeje.
Edhe përkundër paralajmërimeve sërish ka vazhduar shkuarja e kosovarëve në këtë vend, por ky numër ka rënë ditëve të fundit. Që prej 1 korrikut, policia i dërgon kosovarët direkt në burgje në bazë të ndryshimit të legjislacionit, i cili nuk ua lejon më ikjen në shtetet e tjera të BE-së, transmeton nga Hungaria KTV nëpërmjet të dërguarit të vet special, Xhemail Rexha, të dhënat ekskluzive për peripecitë e kosovarëve në këtë shtet.
Në Zyrën për Emigracion, pjesë e Ministrisë së Brendshme të Hungarisë thonë se gjasat janë minimale që ndonjëri prej të strehuarve të mbetet në këtë shtet. Më shumë se 5000 persona nga Kosova kanë hyrë ilegalisht në Hungari në 6 muajt e parë të vitit 2013. Në muajt e parë ktheheshin çdo natë më shumë se 100 veta, por ky numër ka rënë kohëve të fundit në 20, transmeton koha.net
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik









