Shkurt.ch
I çmenduri përshkëllin pikturën milionëshe
Një i krisur me prirje vandaliste ka “zbukuruar” pikturat e artistit të madh amerikano-letonez Mark Rothko. Si duket, i mërzitur nga monotonia e pikturave hermetike të Rothko-s të ekspozuara në muzeun e arteve Tate Modern të Londrës, i riu rreth të 20-ave i ka hyrë punës.
Ai kishte ndenjur gjatë i ulur duke vështruar pikturat derisa në një moment ngrihet. Pasi përshkëllin diçka në pikturë ai braktis me të shpejtë muzeun.
Ndonëse policia evakuon menjëherë muzeun, që është më i vizituari në botë, asnjë gjurmë nuk e çon atë te vandalisti. Në hetime është inkuadruar edhe Scotland Yard, ndërsa do të analizohen edhe filmimet e kamerave monitoruese.
Piktura që ka pësuar nga veprimi vandalist është vepër të cilën Rothko e ka krijuar në vitin 1958 ndërsa ia ka shitur muzeut një vit para se të vdiste. Ndonëse çmimi i pikturës konkrete nuk është bërë i njohur, ajo që dihet është se veprat e Rothkos kalojnë shpesh çmimet milionëshe në dy shifra (mbi 10 milionë).
Kështu, piktura e tij e njohur “Orange, Red, Yellow” është shitur këtë vit në ankand për 80 milionë franga!
E-Diaspora
-
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës Një burrë e kishte goditur me thikë gruan e tij të ndarë më shumë se 20... -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër Një numër gjithnjë e më i madh zviceranësh po përdor telefonin e mençur për të paguar,... -
Treni i devijuar në Valais, linja Goppenstein–Brig e pezulluar deri të shtunën -
Fondet zvicerane të pensioneve regjistrojnë fitim, por pagesa e 13-të mund të krijojë presion financiar -
Banorët e Neuchâtel-it do të votojnë për përfshirjen e të drejtave të të moshuarve në Kushtetutë -
Shefi i zjarrfikësve merret në pyetje në hetimin zviceran për zjarret fatale













