Opinione

I dashur mësuesi im i parë!

Sa herë që vie 7 Marsi Dita e mësuesit patjetër qe e kujtojmë ditë e parë të shkollës dhe takimin me mesuesin ose mesuesen e parë. Ishte viti 1970 kur ende nuk kisha mbushur moshën për t’u regjistruar në shkolle. Pasi që xhaxhi im ishte mësues në shkollën e fshatit dhe do të merrte klasen e pare, nëna insistonte që t’ja bënim disi me „të njofshëm“dhe të regjistrohesha edhe unë në klasën e parë. 

Babai nuk ishte fort i pajtimit, por më në fund tha , qe nëse e marrin le të shkon edhe nëse nuk mëson të paktën „vezhbatet“ pak për vitin tjetër. U tha , u bë! Me moren në klasen e parë, ndoshta me të “njofshëm“! Dita e pare e shkollës.

Shkolla e fshatit ishte e vjetër dhe e vogël, katër dhoma mësimi, dy ishin më të mëdha ndërsa dy ishin fare të vogla, një koridor të ngushtë dhe një zyrë të vogël të mësuesve. Ditën e parë të shkollës edhe pse na vendosën në klasen  më të madhe, prap se prap ishte e vogël për t’i zënë të gjithë prindërit dhe nxënësit. Disa nga nxënësit i njihja, shumicën i kishin sjellë babi ose vëllai më i madh, por asnjë nënë! Mësuesi ishte i veshur mirë, me elegancë dukej, shumë serioz jepte sqarimet e duhura, ndonjëhere me ndonjë buzqeshje të shkurtër më ndonjë prind! Unë u hutova tërësisht edhe pse ishte xhaxhai im, aty ishte krejt tjetër. 

Dukej se nuk më njihte  fare! Megjithatë ditëve në vijim  mësuesi dukej shumë më i afërt me ne duke na mësuar gjërat elementare për shkollën, sjelljen, shkronjat e para nga abetarja e kështu me radhë. Kështu filloi të më pëlqej shkolla dhe mësuesi im i parë njëherit edhe xhaxhai im, pak nga frika, pak nga respekti, i perkrahur nga nëna dhe vëllai im më i madh i cili ishte në klasën e tretë, por që i dinte rregullat e shkollës dhe shkrim lexim. Kështu fillova të jem në grupin e pesë/gjashtë nxënësve më të mirë të klasës duke e mbaruar me sukses të shkëlqyer klasën e parë! 

Sa ishim mësuar me mësuesin në klasën e dytë na thanë se mësuesi ka shkuar të vazhdojë studimet dhe kjo ishte shumë e vështirë për ne sidomos per mua që gjatë pushimeve të gjata  verore i dhënë pas lojës dhe punëve në fshat pothuajse i kisha harruar shkronjat dhe nuk mund të lexoja. 

Mesuesi tjetër i detyronte të lexojn vetëm ata që e ngrisnin dorën dhe kjo më  “konvenonte“ edhe mua sikur kishim bërë një  marrëveshje. Kur ai pyeste kush do të lexoj, unë ulja kokën dhe shpëtoja deri sa një ditë nena insistoi që të lexoj para saj. Kur e vuri re se nuk mund të lexoj fare filloi ndëshkimi edhe i atyre pak  „të drejta“ që i kisha deri sa mos të lexoja rrjedhshëm, do të thotë nuk mund të dilja me fëmijët tjerë ne lojë! Për këtë „ndëshkim“ edhe sot e kësaj dite i falenderohem nënës time dhe që nga ajo ditë nuk kam pas problem leximin! 

Mësimi që u detyrova ta lexoja me dhjetra herë ishte “Kthimi i Skenderbeut”! Ishte koha kur në qarqet intelektuale  kishte bëre jehonë të madhe 500 vjetori i vdekjes së Kryeheroit tonë kombëtar, Skenderbeu sepse herë pas here dëgjoja biseda të të rriturve në rrug për Skenderbeun, por edhe në odën e burrave ku qëndroja afër derës ndonjë bisede për Skenderbeun apo ndonjë ngjarje kalimthi pa i’a ditur kuptimin. Natyrisht në atë kohë as që kam mund ta imagjinoja se pas 50 viteve në vitin e 550 vjetorit  të vdekjes se Skenderbeut  në muzeun historik në Vjenë para shpatës dhe helmetë origjinale të Skenderbeut do t’ju flisja nxënësve te mi për jetën dhe veprat e Kryeheroit tonë, Gjergj Kastrioti Skenderbeu!

Ashtu edhe u bë Dita e pare e shkolles erdhi.