E-Diaspora
“I kanë gjetur në rrugë” pasaportat false italiane: Dëbohen dy shqiptarët
Njëri prej tyre pasaportën e vet italiane ka thënë se e ka gjetur në rrugë, në Venedik, e tjetri, në Milano!
Italia duket se nuk është vetëm vendi ku lulëzojnë limonët por edhe vendi ku në rrugë mund të gjesh dokumente identifikimi, shkruan süddeutsche Zeitung. Kështu së paku kanë pohuar dy shqiptarë të rinj të cilët janë ndaluar në Aeroportin e Munihut të shtunën me dokumente të falsifikuara.
Ata janë kapur nga policia federale dhe janë penguar të fluturojnë, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre donte të shkonte në Kanada ndërsa pasaportën e vet italiane ka thënë se e ka gjetur thjesht rrugës, në Venedik. Ndërsa tjetri ishte nisur për në Britani të Madhe. Edhe ky po ashtu e kishte gjetur pasaportën në Itali, por jo në Venedik veçse në Milano.
Duke i ballafaquar me gënjeshtrën, policia i ka dëbuar ata në vendin e prejardhjes. Jo në Itali por në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














