Lifestyle
I lindur në Libi, Gashi do të incizojë album me Rihannan
Rrugëtimi i Gashit është i pazakonshëm. Ai lindi në Libi, kaloi nëpër Europë për tu vendosur përfundimisht në Brooklyn dhe për të nënshkruar me producentin dhe reperin e njohur amerikan JAY-Z.
Nuk është djalosh shumë i llastuar, i lindur në Afrikën Veriore nga prindër shqiptarë dhe tani është bërë një nga yjet e repit të New Yorkut. Përpos kësaj, Gashi ka bërë muzikë për rreth dhjetë vite. Shumë herët, ai ishte mbështetur nga French Montana, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Me të është edhe DJ Snake që Gashin e bën njërin nga artistët më të transmetuar në Zvicër, me titullin e tyre të përbashkët, “Creep on Me”.
Duke mbërritur në New York si një refugjat me familjen e tij, në fund të viteve 1990, pas kalimit nëpër Austri dhe Gjermani, Gashi kishte vetëm një ëndërr: Të nënshkruante një kontratë.
Para se ta bënte këtë, ai e lëshoi incizim mix dhe EP, si hobi përpos punës që po bënte si ekonom në ndërtesën e Brooklynit, ku ai jetonte me prindërit e tij. Duke i falënderuar këmbëngulësisë së tij, ai fitoi një kontratë në 2017 me Roc Nation, një kompani për shitje rekorde në pronësi të JAY-Z.
“Isha aq nervoz kur e takova, kur i shtrënguam duart. U rrita me muzikën e tij. Është më i madhi, është një legjendë”, kujton Gashi në mikrofonin e Capital Xtra. Artisti shqiptaro-amerikan nuk është kthyer ende: “Më duket e çmendur kur mendoj për këtë: Refugjat me kontratë me JAY-Z”.
Së shpejti. Gashi gjithashtu do të lëshojë një album. Në incizimin e tij qarkullojnë informata se do të marr pjesë edhe Rihanna.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur














