Futboll
I madhi Shaq, edhe ne të themi: faleminderit, danke, merci, grazie!
Prestigjiozja zvicerane NZZ i thotë Shaqirit në gjuhë shqipe – faleminderit, i madhi Shaq. Kush do ta kishte menduar këtë njëzet vjet e më parë? Askush!
Ne i kemi ende kujtimet e freskëta si ka qenë imazhi i shqiptarëve të Zvicrës derisa nuk ishin shfaqur futbollistët e parë shqiptarë në fanellën e përfaqësueses së Zvicrës. Ka nisur me Milaim Ramën e Valon Behramin dhe është rritur me Shaqirin, Xhakën e futbollistë të tjerë me prejardhje shqiptare, që kanë luajtur e po luajnë ende për përfaqësuesen zvicerane. Mirëpo është e rëndësishme ta themi se me këta është thyer akulli e ka filluar kthesa e ngadaltë e dukjes dhe prezencës së komunitetit shqiptar në Zvicër.
Pjesa tjetër e rrugëtimit të integrimit tonë në shoqërinë zvicerane, i takon historisë – për të cilën do të duhej shkruar një përmbledhje e gjerë ku padyshim një vend të rëndësishëm zë Xherdani si futbollisti më simpatik e i pëlqyer i publikut zviceran. Madje për shumëkënd, ai përbën një arsye me tepër për t‘i shikuar e ndjekur ndeshjet e Zvicrës.
Megjithatë, tani e tutje ne, shqiptarë e zviceranë, nuk do ta shohim më Shaqirin me përfaqësuesen e Zvicrës.
Ai i ka thënë lamtumirë futbollit me Zvicrën pas përfundimit të kampionatit Evropian të mbajtur në Gjermani, duke e mbyllur karrierën e tij me njërin nga golat më të bukur të Evropianit.
Kurse ata pak minuta që i kishte në çerekfinale ndaj Anglisë gati sa nuk shënoi një tjetër gol spektakolar nga korneri, për ta dërguar Zvicrën kështu për herë të parë në gjysmë finale të një Evropiani. Për këtë e shumë paraqitje te tij tjera të shkëlqyera me përfaqësuesen e Zvicrës, Shaqiri ka marrë pa fund komente falënderuese në rrjetet sociale nga tifozë zviceranë e shqiptarë ndërsa mediat i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë të meritave të tij duke cilësuar atë si futbollistin më të mirë zviceran të të gjitha kohërave.
Kështu, gazeta me prestigjioze zvicerane NZZ e falënderon Xherdanin edhe në gjuhën shqipe përmes një artikulli të gjerë rreth meritave të tij në shërbim të futbollit zviceran në arenën ndërkombëtare. Madje, jo pse ka luajtur e fituar trofe me klubet më të trofeshme evropiane, si Bayern e Liverpool, por se ka shënuar e i ka dhuruar pothuajse në çdo turnir publikut emocione të veçanta me golat e tij të bukur e të rëndësishëm. Madje, pa lojën dhe golat Shaqirit tifozët shqiptarë nuk do t`i festonin fitoret e Zvicrës nganjëherë më shumë se vetë zviceranët. Mjafton të rikujtojmë edhe një herë golin e tij kundër Serbisë. Një nga më emocionalët edhe për vetë Shaqirin e sidomos për tifozët shqiptarë të Zvicrës.
Kështu për fund ne mund të themi se e dimë kush është Xherdani, gjithashtu e dimë kush është babai i tij, por nuk e dimë kush është Hyseni. Pra Hysen Shaqiri- biri i të cilit tashmë ka marrë epitetin e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave që ka pasur ndonjëherë Zvicra.
Babai i Xherdanit i takon gjeneratës së mërgimtarëve të hershëm të cilët kanë imigruar në Zvicër për një jetë më të mirë e më të sigurt për ta dhe familjet e tyre. Pjesa dërmuese e kësaj gjenerate kanë qenë bartës kryesor të ekonomive familjare. Ata kanë punuar në Zvicër dhe kanë jetuar kur kanë shkuar për pushime në familjet e tyre në Kosovë.
Kështu i kemi pasur pothuajse ne të gjithë baballarët tanë, të cilët janë sakrifikuar për ne dhe vendin nga vijmë: me punë, të heshtur e më pak fjalë për të nxjerrë djem e vajza që na bëjnë krenarë për atë që jemi sot dhe si duam të jemi nesër.
Faleminderit Xherdan për ato shtatë turne, për ata gola dhe 14 vjet emocione në ekipin nacional të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Ushtarët zviceranë, në karantinë për shkak të norovirusit Rreth 30 ushtarë nga Grupi i Artilerisë 1 në Bière, në kantonin Vaud dhe Shkolla Shëndetësore...
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin