Shkurt.ch
Imamët kanë pak ndikim në orientimin fetar të myslimanëve të rinj
Autorët e studimit kanë konstatuar po ashtu se as predikuesit e fesë përmes internetit nuk kanë ndikim të theksuar te myslimanët
Imamët ose predikuesit islamë të fesë në xhamitë e Zvicrës duket se kanë fare pak ndikim te myslimanët e moshës së re. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar nga një ekip studiuesish të Universitetit të Lucernit, shkruan srf.ch.
Autorët e studimit kanë konstatuar po ashtu se as predikuesit e fesë përmes internetit nuk kanë ndikim të theksuar te myslimanët, transmeton albinfo.ch. Kështu, sipas tyre është mbivlerësuar roli i të dyja këtyre formave të predikimit.
Ndërkaq, ndikim më të madh në ndërtimin e qëndrimit fetar kanë mendimet e shprehura nga prindërit dhe rrethi miqësor. Dhe, ky ndikim rezulton të jetë më i madh nga sa ishte menduar deri tash, ka thënë për radion srf studiuesja e islamit, Silvia Martens.
Studiuesit e Universtetit të Lucernit kanë realizuar 60 intervista të hollësishme me myslimanë të moshës 15 deri 30 vjeçare që jetojnë në Zvicër. Intervistat me ta janë fokusuar në orientimin e tyre fetar, përcjell albinfo.ch. Pesë në gjashtë të intervistuar janë praktikues të fesë.
Përmes këtij studimi është synuar të hulumtohet “normaliteti mysliman” në Zvicër dhe jo vetëm ekstremet dhe margjina.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














