Uncategorized
Imamit shqiptar të burgut i gjenden broshura të islamit radikal
Imami shqiptar ka thënë se nuk e ka ditur përmbajtjen e broshurës por me ta kuptuar, (pasi ia ka tërhequr vërejtjen drejtoria e burgut) ai bashkë me drejtorinë, e ka flakur atë nga biblioteka e vogël e burgut që oshte në shërbim të tij dhe e ka asgjësuar
Ekstremizmi fetar përveç se në xhamia dhe në internet përhapet edhe në një hapësirë tjetër, për të cilën vështirë se do t`i shkonte mendja njeriut: në burgje! Në të vërtetë, siç shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger në një shkrim të bazuar mbi një hulumtim të thelluar, ka qenë pikërisht një hoxhë shqiptar të cilit i ishte besuar kryerja e shërbimeve fetare në burgjet në regjionin e Cyrihut ai që ka shpërdoruar këtë besim.
Imami, të cilit gazeta nuk ia përmend emrin (redaksia e albinfo.ch e di se për kë është fjala) dyshohet se ka predikuar para të burgosurve nga disa broshura me përmbajtje të islamit radikal. Njëra nga këto broshura, është e ndaluar në Gjermani por jo edhe në Zvicër. Ajo përmban terma nga ligji islamik, sheriati, disa nga të cilat gazeta i citon në tekstin e saj. “Allahu kërkon që në rast vjedhjeje, hajni të dënohet me prerje të dorës. Ky dënim duhet ta frikësojë atë. Nëse vjedhësi e di se kur të ketë vjedhur do t`i pritet dora , ai do ta braktisë vjedhjen dhe kështu pasuria e njerëzve mbetet e paprekur. Allahu, i vetmi dhe i shumëlavdëruari Zot e ka dorëzuar sheriatin si ligjin më të lartë për gjithë botën, në mënyrë që të gjithë njerëzit t`i nënshtrohen atij”.
Autor i broshurës është salafisti nga Riadi (Arabia Saudite) Rahman Al Shea. Ai konsiderohet i lidhur me aksionin për shpërndarjen e Kuranit falas me motion “Lies” (lexo), transmeton albinfo.ch. Ky aksion ndërkohë është ndaluar në Gjermani ku e kishte zanafillën por në Zvicër, përkundër kontestimeve të shumta, ende lejohet të veprojë.
I kontaktuar nga gazeta, imami shqiptar ka thënë se nuk e ka ditur përmbajtjen e broshurës por me ta kuptuar, (pasi ia ka tërhequr vërejtjen drejtoria e burgut) ai bashkë me drejtorinë, e ka flakur atë nga biblioteka e vogël e burgut që ishte në shërbim të tij dhe e ka asgjësuar.
Në vazhdim artikulli bën fjalë gjerësisht lidhur men rastet tjera që kohëve të fundit kanë dalë në opinion rreth radikalizimit të një pjese të besimtarëve në Zvicër.
Gazeta citon një zëdhënëse të drejtorisë së burgjeve të ketë thënë se në bibliotekat e burgjeve, nga librat fetarë islamikë lejohet vetëm Kurani. Madje, imamët që angazhohen si kujdestarë shpirtërorë të të burgosurve myslimanë këshillohen që atyre të mos u jepen libra të tjerë përveç Kuranit, përcjell albinfo.ch. Por ajo ndërsa thotë se imamët e burgjeve nuk kontrollohen sistematikisht, kështu që nuk përjashtohet që ndonjëri prej tyre të kontrabandojë materiale të dyshimta.
Tages Anzeiger më tutje citon kryetaren e organizatës për islam progresiv Saïda Keller-Messahli, e cila thotë se më e mira do të ishte që në vend të imamëve, burgjet të angazhojnë psikologë ose punëtorë socialë për t`i këshilluar të burgosurit. Por, para kësaj, autoritetet duhet të büejnë transparente listat e imamëve që angazhohen në burgje, spitale etj. për përkujdesje shpirtërore të të burgosurve dhe sëmurëve.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26













