Lajme
Infermierët zviceranë: “Mjaft më me fjalë boshe, duam shpërblim për punën me rrezik”
Ndër të tjera, në letrën në fjalë kërkohet një kompensim financiar për stafin infermieror lidhur me Covid19
Në një letër të hapur që ka shkruar shoqata profesionale e infermierëve ka bërë të qartë kërkesën e saj për bonus, drejtuar të gjithë deputetëve të të dyja dhomave. Sipas “Tages-Anzeiger”, në këtë letër, veç tjerash shkruan: “Ne kemi dëgjuar mjaft fjalë boshe” dhe “durimi ynë ka marrë fund”…
Ndër të tjera, në letrën në fjalë kërkohet një kompensim financiar për stafin infermieror lidhur me Covid19, transmeton albinfo.ch. Kantonet duhet të negociojnë shumën e shpërblimit me institucionet shëndetësore dhe, në varësi të situatës që mbretëron në rajone të ndryshme, ta përcaktojnë atë shumë.
Në letër ka dhe fjalë kritike. Aty thuhet se mungesa e materialit mbrojtës ishte një skandal, shkrirja e orarit të punës me periudhat e pushimit ishte e papranueshme dhe varësia nga punonjësit e huaj shëndetësorë ishte e rrezikshme. Në letrën e hapur, shoqata shprhet e shqetësuar edhe me iniciativën për lëmin e kujdesit shëndetësor, e cila aktualisht ndodhet në konsultim parlamentar dhe do të hidhet në votim para popullit.
Iniciativa në fjalë kërkon që të ketë një përmirësim në profesionet e infermierisë, püercjell albinfo.ch. Për shembull, infermierët duhet të lejohen të kryejnë shërbime të caktuara pa recetën e mjekut dhe duhet të ketë më shumë fonde qeveritare për trajnime dhe arsimim të mëtutjeshëm të tyre.
“Tani ju takon të zbatoni përfundimisht dhe plotësisht kërkesat e stafit infermieror në konsultimet për iniciativën e në fjalë”, thuhet në fund të letrës së hapur drejtuar parlamentarëve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














