Shqipëria
INSTAT: 84% më shumë të huaj hynë në Shqipëri në maj 2022

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në maj 2022 është 604.430. Krahasuar me maj 2021, ky numër është rritur me 83,9 %, sipas Instat.
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2022 janë 1.074.828. Krahasuar me maj 2021, ky tregues rezulton me një rritje 77,5 %.
INSTAT raporton se gjatë pesëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit maj 2022, janë 1.121.298 duke shënuar një rritje me 72.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në raportin e INSTAT theksohet se daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit maj 2022 janë 517.692.
Krahasuar me maj 2021, ky numër është rritur me 50,3 %. Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të 2022 është 2.020.676, duke u rritur 51,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Euronews
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Nga punëtori sezonal në ndërtim, te pedagogu universitar Naxhi Selimi ka kaluar nga pozita e punëtorit sezonal në ndërtim, në shkallën e lektorit të...
-
Të investosh sot në Kosovë, është heroizëm
-
Afro 3 orë pritje në dalje të pikës Merdarë
-
“Manifesta”, “SunnyHil” dhe “DokuFesti”, me shumë vlera dhe infuzion për ekonominë e Kosovës
-
Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata edhe në kufirin Serbi – Hungari
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane do të nisë testimin me llogarinë në Instagram Zyra Federale tha se një pilot-projekt me shërbimin Instagram ishte planifikuar për tetor....
-
Nga punëtori sezonal në ndërtim, te pedagogu universitar
-
Zvicra, e kujdesshme me Kinën, heziton të arrijë marrëveshje me Tajvanin
-
Në Zvicër, hendeku midis pagave të larta dhe të ulëta po rritet
-
Shkollat zvicerane nuk kanë mësues të mjaftueshëm