Integrimi
“Integrim dhe drejtësi sociale për të gjitha komunitetet”

Komuniteti shqiptar duket aktiv si asnjëherë më parë në procesin elektoral në Zvicër.
Në pothuajse të gjitha kantonet e shtetit konfederal të Zvicrës shqiptarët i janë futur garës politike në të gjitha nivelet.
Shumë prej tyre kanë vendosur ta kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet komunale, e disa në ato kantonale, por duke mos përjashtuar edhe të tillë që do ta sfidojnë veten edhe në zgjedhjet nacionale.
Me origjinë nga komuna e Vitisë në Kosovë, i lindur, i rritur dhe i shkolluar në komunën e Vernier të Gjenevës, njohës i mirë i dy kulturave, vendëse dhe shqiptare, një njeri i matur e me educate, ka vendosur t’i hyjë garës për këshilltar në Komunën e Vernerit.
Ky është Leutrim Hebibi, 21-vjeçar, inxhinier në mikroteknikë.
Më poshtë mund ta lexonin intervistën që Leutrim Hebibi i ka dhënë portalit albinfo.ch.
albinfo.ch: Këtë vit, më 19 prill, në komunën ku ju jetoni, Vernier, keni vendosur të kandidonin për këshilltar komunal, pse vendosët t’i futeni kësaj sfide?
Leutrim Hebibi: Duke biseduar me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste dhe me shumë bashkëkombës të mi në komunën tonë Vernier, me kërkesën e tyre vendosa të kandidohem për këshilltar komunal. Me diturinë dhe eksperiencën që e kam fituar gjatë shkollimit, do ta shndërroj në energji pozitive për t’i mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e të gjitha komuniteteve në komunë. Po ashtu vendosa të kandidoj sepse mendoj që ka ardhur koha që edhe ne, komuniteti shqiptar, t’i kemi njerëzit tanë në institucione komunale dhe kantonale, e më vonë pse jo edhe konfederale.
albinfo.ch: Cili do të jetë fokusi juaj nëse arrini të merrni mandatin e këshilltarit?
Leutrim Hebibi: Fokusi im do të jetë sidomos për më shumë vende pune dhe stazhe pune (zanate) për të rinj, të cilët pas diplomimit kanë shumë vështirësi të gjejnë vende pune.
albinfo.ch: Pse duhet t’ju votojë komuniteti shqiptar që jeton në Gjenevë, Vernier?
Leutrim Hebibi: Së pari, komuniteti shqiptar duhet të më votojë me që ka ardhur koha që edhe ne të përfaqësohemi në institucionet e vendit ku jetojmë. E dyta, integrim sa më të shpejtë dhe sa me të lehtë në jetën shoqërore dhe ekonomike të Zvicrës. Si gjenerata e dytë dhe e tretë në Gjenevë, ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha të drejtat që na garantohen me ligj në shtetin zviceran. Dhe shfrytëzoj rastin që t’iu bëj apel të gjithë bashkëkombësve të mi në Vernier të Gjenevës që të dalin në votime, votoni, votoni njerëzit tuaj. Shfrytëzoni të drejtën për të votuar.
albinfo.ch: A pritni të merrni vota edhe të qytetarëve të tjerë zviceranë me kombësi joshqiptare?
Leutrim Hebibi: Mendoj që po, sepse unë personalisht, edhe si familje jemi të integruar mirë në jetën zvicerane, por duke i ruajtur me fanatizëm gjuhën, vlerat dhe traditat tona shqiptare. Shumë qytetarë nga komuniteti zviceran më njohin dhe kemi respekt të ndërsjellë.
albinfo.ch: Çfarë u premtoni votuesve potencialë nëse zgjidheni këshilltar komunal i Vernierit?
Leutrim Hebibi: Integrim dhe drejtësi sociale për të gjitha komunitetet, më shumë vende dhe stazhe pune, sidomos për të rinjtë.
albinfo.ch: A do të vazhdoni të merreni me politikë edhe në të ardhmen?
Leutrim Hebibi: Mendoj që po. Si një 21-vjeçar, inxhinier para specializimit, jam në fillim të karrierës politike. Po, siç e dime, në demokraci vendos sovrani (votuesi).
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih vallëzojnë nën ritmin e muzikës shqipe Është një vlerësim se këtu janë më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë por edhe...
-
Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
-
Mantelbardhët shqiptarë bëhen bashkë në “Simpoziumin II” në Bernë
-
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it
-
BE zgjat skemën e Roaming-ut edhe për 10 vjet të tjera
Jeta në Zvicër
-
Reagime të ashpra kundër deputetes zvicerane, ka deklaruar se “Rusia u provokua nga NATO” Ajo është shprehur se ishte "aleanca luftarake NATO" (siç e quan vetë) ajo që e kishte...
-
Ky qytet i Zvicrës ka hequr dorë tërësisht nga gazi “i Putinit”
-
Agjencia e inteligjencës: Ka prani të spiunëve rusë në Gjenevë
-
Këshilli Federal nis fushatën për rritjen e moshës së pensionit për gratë
-
Zviceranët e kënaqur që frangu është barazuar me euro