Shqipëria
Investimet e huaja në Ballkan: Shqipëria, e dyta
Shqipëria renditet në vendin e dytë në Ballkan, për nivelin prej 1.3 miliardë dollarë investime të huaja direkte që ka realizuar gjatë vitit 2018.
Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për investimet në botë, rendit në vendin e parë Serbinë me 4.1 miliardë dollarë, e ndjekur në vend të tretë nga Maqedonia e Veriut me 737 milionë dollarë, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
Situata pozitive e nivelit të investimeve të huaja direkte lidhet kryesisht me dy projektet që po zhvillohen në Shqipëri, që janë gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentraleve mbi Devoll. Ndërsa investime të tjera po zgjerohen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë nga sipërmarrës të huaj.
Edhe në muajt e parë të këtij viti institucionet zyrtarizuan ecurinë pozitive të trendit në rritje të investimeve të huaja, të cilat ndikuan në rritjen e këtij treguesi me 2%.
Banka e Shqipërisë, në raportin e publikuar pak kohë më parë, bëri të ditur se totali i investimeve të huaja kapi vlerën e 286 milionë euro për tremujorin e parë të 2019-ës.
Investimet në vend janë të përqendruara në energji dhe industrinë nxjerrëse dhe një pjesë tjetër në industrinë tekstile, në ndërtim, sistemin financiar etj., që ndikojnë në rritjen direkte të punësimit.
Ndërkohë që shifrat e fundit nga INSTAT tregojnë se Shqipëria kryeson me numrin më të madh të sipërmarrjeve të huaja nga vendet e Bashkimit Evropian, ku dominojnë ato italiane dhe greke. /ATSH/
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












