Zhvillim
Investimet nga diaspora, të rëndësishme për Kosovën
Murati ka vizituar sot tri kompani të suksesshme me kapital nga bashkatdhetarët tanë. Ai iu ofroi mbështetje institucionale për të zhvilluar biznesin në Kosovë
Ministri i Diasporës, Valon Murati iu ka dhënë mbështetje të fuqishme investimeve nga diaspora në Kosovës, ndërsa iu ka bërë thithje mërgimtarëve që të vijnë he të investojnë në Kosovë. Murati ka vizituar sot tri kompani të suksesshme me kapital nga bashkatdhetarët tanë.
Ai ka vizituar kompanitë “KosovaTex”, fabrikë për prodhimin e pantallonave (Prishtinë), “MeCatyp-KS”, fabrika për prodhimin e pjesëve mekanike për fusha të ndryshme, “KEMA PACK”, fabrikë për prodhimin e paketave, të llojeve të ndryshme, dhe “Eurofol” (Ferizaj), fabrikë për riciklim.
Ministri u njoftua për procesin e punës, për numrin e punëtorëve, për mjetet me të cilat punohet. Të gjitha këto kompani, me shumë sukses, prodhimet e tyre i plasojnë në tregun evropian. Mirëpo, përveç sukseseve, pothuajse të gjithë drejtuesit e këtyre kompanive ballafaqohen edhe me pengesa e probleme të ndryshme gjatë punës së tyre.
Ministri Murati, duke i njoftuar për krijimin e një grupi të punës për tërheqjen e investimeve nga diaspora, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, tha se tash e tutje për të gjitha shqetësimet e problemet, por edhe për propozime e ide mund t’i drejtohen këtij grupi.
“Grupi i punës, përveç tërheqjes së investimeve nga diaspora, do të merret edhe me shqyrtimin dhe trajtimin e problemeve në dikastere të caktuara. Nëpërmjet këtij mekanizmi të krijuar synojmë të jemi zëri juaj, të jemi afër jush”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Qëllimi i këtyre vizitave ishte që këta investues nga diaspora ta ndiejnë mbështetjen institucionale, si dhe të njohja për së afërmi me sukseset dhe proceset nëpër të cilat këto kompani kalojnë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Sot zviceranët votojnë për ligjin e ri të biçikletave dhe kredinë për shkollën profesionale Sot banorët e Glarus-it që kanë të drejtë vote takohen në komunitetin rajonal. Vetëm disa transaksione...
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë