Kosova
Investuan në Bitcoin, qytetarët e Kosovës zhgënjehen në fund
Shumë prej kosovarëve që investuan në monedhën digjitale Bitcoin, u zhgënjyen në fund
Rënia e çmimit të Bitcoin ka bërë që të ulet dukshëm numri i të interesuarve për të investuar në këtë kryptovalutë. Përderisa në dhjetor të vitit të kaluar çmimi e saj ishte 16 mijë euro, tani vlera e bitcoin ka rënë në rreth 5 mijë e 700 euro.
E ndonëse ka më shumë se dy vite që prej kur kosovarët kanë filluar të investojnë në këtë industri, ende nuk dihet numri i atyre që kanë investuar në bitcoin.
Nga inxhinierët, investimi në kryptovaluta po vlerësohet si i rrezikshëm, pasi që siç thonë tregu është shumë i lëvizshëm, shkruan Gazeta Express.
Shumë prej kosovarëve që investuan në monedhën digjitale Bitcoin, u zhgënjyen në fund. Rënia e çmimit të kësaj kryptovalute, ua humbi gjithë shpresat se do të mund të fitojnë diçka.
Gjithë paratë që investuan në bitcoin, u shkuan dëm. Por, edhe pas rënies së çmimit, disa prej tyre nuk hoqën dorë dhe vazhduan të investonin, përcjell albinfo.ch.
I tillë është rasti i Ardian Alajt, përfaqësuesit të kompanisë ‘Albvision’, kompani kjo që e solli ATM-në e parë në Kosovë. Edhe pse thotë se numri i të interesuarve për Bitcoin nuk është rritur që nga marsi, kur ra çmimi i kësaj kryptovalute.
Alaj i ka thënë Gazetës Express se ka rënie të dukshme të të interesuarve.
“Numri i të interesuarave nuk është rritur, përkundrazi ka rënie të dukshme. Pas një euforie, duke filluar nga muaji mars 2018 kur çmimi ka rënë, bashkë me të ka rënë dukshëm edhe interesimi. Lëvizjet e çmimit të kryptovalutave natyrisht se kanë ndikuar dukshëm në mbarë botë”, thotë Alaj.
E për numrin e personave që kanë investuar ndonëse nuk jep shifra, thotë se ka qenë jashtëzakonisht i madh që nga qershori i 2017-ës.
“Në këtë industri nuk ka grup moshë të caktuar, investitorët janë të moshave të ndryshme nga 16 deri ne moshën 60 vjeç te cilët na vizitojnë dhe vendosin te investojnë qoftë në Bitcoin apo edhe në kriptovaluta të tjera”, ka thënë Alaj për Gazetën Express.
Alaj tregon se veprimtaria e tyre është zgjeruar. Thotë se përveç në Prishtinë, kompania e tyre operon edhe në Tiranë dhe shtete tjera me gamën e njëjtë të shërbimeve.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?