Kosova

Isa Mustafa: Mini-shengeni i mini-jugosllavëve

Ai përmes një shkrimi në Facebook ja thënë se këto ide “në esencë çojnë në një Jugosllavi të re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur iniciativën për krijimin e një mini-shengeni në Ballkan si ide të mini-jugosllavëve.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se këto ide “në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë”.

“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetërorë të Kosovës”.

“Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së”.

“Marrëveshjet e Mini-shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi”.