Lajme

Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Me 65 vota për dhe 18 abstenime, Isa Mustafa është zgjedhur kryeparlamentar i Kosovës. PDK që lëshoi punimet e Kuvendi, zgjedhjen e Mustafës e konsideron jo ligjore dhe kërkon interpretim të Gjykatës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash kanë zgjedhur të enjten Isa Mustafën, kryetar të Kuvendit të Kosovës. Për Mustafën kanë votuar 65 deputetë, 18 kanë abstenuar, ndërsa 37 deputetët e partisë së kryeministri Hashim Thaçi (PDK) e braktisin seancën.

 

Mbledhja e sotme e Kuvendit të Kosovës është konsideruar si solemne, por sipas skenarit që ka rrjedhë, më së paku i ka ngjarje një mbledhjes inauguruese, për shkak të përplasjeve ndërmjet PDK-së, që ka dalë partia e parë në zgjedhje dhe bllokut trepartiak (LDK, AAK, Nisma) që kanë formuar një grup të përbashkët parlamentar.   

 

Seanca ishte ndërprerë disa herë, pasi që, sipas Kushtetutës, ajo duhet të drejtohet nga deputetja më e vjetër dhe ajo më e re, që ishte Flora Borovina e PDK-së dhe Teuta Rogova e LDK-së.

 

Prandaj Brovina e PDK-së u munda t’ia jep kompetencat partisë së saj (PDK), por që solli pakënaqësi në partitë e Bllokut.  

 

PDK, fillimisht e propozim Agim Aliun kandidatë për kryeparlamentar, ndërsa blloku tre partiak dhe Lëvizja Vetëvendosje e lëshuan seancën. Më pas opozita u kthye në seancë dhe me shumicë votash e shkarkoi drejtuesen e Kuvendit, Flora Vrovina dhe në vendin e saj e solli, deputeten më të vjetër në sallë, Mila Vuliq, nga Lista Serbe.

 

Ajo lexoi emrin e Isa Mustafës si kandidat të koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën dhe e hodhi në votim. Gjatë procedurës së votimit kanë marrë pjesë 83 deputetë, prej të cilëve 65 votuan për Mustafën, kurse 18 abstenuan.

 

Mirëpo, zgjedhje e Mustafës do të mbetet pezull, pasi që drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhjen e kryeparlamentarit do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtuese.

 

“Me që të dy palët konsiderojmë se posti i kryeparlamentari na takon, atëherë kërkojmë që këtë çështja ta definoj Gjykata Kushtetuese”, deklaroi nënkryetar i PDK-së, Hajredin Kuçi.

 

Isa Mustafa në fjalën e parë të tij si Kryetar i Parlamentit, ka siguruar të gjithë se do të jetë kryetar i të gjitha grupeve parlamentare.

 

“Ju falënderoj për besimin tuaj, pavarësisht se si keni votuar sot. Ju siguroj se si Kryetar i Kuvendit do të punoj në interes të të gjitha grupeve parlamentare, atyre që janë dhe atyre që nuk janë aktualisht në sallë. Do të angazhohem për integrimin e komuniteteve pakicë, të cilët edhe votuan sot për mua dhe nënkryetarët”, ka thënë ai.

 

Ai tha se do të punon që Kuvendi i Kosovës të merret me tema që janë me interes, me çështje që sigurojnë zhvillimin shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

 

“Ne do të angazhohemi për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë, për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve. Kërkojë nga ju bashkëpunimin për çdo çështje që është në interes të vendit. Faleminderit, urime dhe suksese”, deklaroi ai në fjalimin e parë si kryeparlamentaar.

Ndryshe, deputetja Flora Borivina për më shumë se dy orë e ka mbajtur të bllokuar Kuvendin e Kosovës. Ajo as nuk ka lejuar që të procedohet me rendin e ditës, duke e bërë Kuvendin t’i ngjaj skenave teatrore.

 

Ndërkaq, ajo që ishte më qesharake në këtë seancë solemne, ishte ulja e deputetëve të PDK-së në mes të sallës së Kuvendit. Madje, edhe kurë udhëheqësja e seancës kërkoi 15 minuta pushim për verifikimin e mandateve, deputetët e PDK-së nuk dolën në pushim, nga frika se po ua zënë vendin këta të bllokut.

 

Sipas Rregullores së Punës të Kuvendit të Kosovës, në mes të sallës qëndron grupi më i madh parlamentar, nënda në anën e djathtë grupi i dytë. Rrjedhimisht sipas grupeve të regjistruara, PDK-së i ka takuar karriget në anën e djathtë.  

 

Seancën e parë të nomenklaturës së pestë  e kanë ndjekur edhe diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Prishtinë.