Fun
Refugjati nga barka e përmbytur fiton 400 mijë euro në loto
Në mesin e fituesve të shumtë të lotarisë së njohur spanjolle të krishtlindjeve «El Gordo», të shpallur dy ditë më parë ka pasur fatin të jetë edhe një ish refugjat i ardhur me barkë nga Senegali në Spanjë.
Senegalezi 35 vjeçar ka fituar nga lotaria plot 400 mijë euro ndërsa biletën e lojës e kishte paguar vetëm 20 euro.
Fituesi fatlum kishte arritur në Evropë (Spanjë) pra nëntë vitesh dhe aktualisht ishte i papunë.Ngame, si quhet ai, kishte ardhur me një barkë e cila me 65 udhëtarët ishte përmbytur afër ishullit spanjoll Tenerifa. Atë dhe gruan e tij e kishin shpëtuar spanjollët bamirës.
Lotaria «El Gordo», (I trashi) është lotari tradicionale shtetërore që luhet vetëm në Spanjë. Ajo është karakteristike se luhet shumë në grupe, me ç`rast, shoqëri apo fshatra ose lagje të tëra e ndajnë fitimin bashkë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër















