Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Rritet fluksi në dalje të kufijve të Kosovës, pritje deri në 80 minuta në Merdarë Kthimi i diasporës shton pritjet në kufij... -
Nis numërimi i votave nga diaspora -
Mobiliteti i së ardhmes, përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG -
Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos -
Këshilli i Shtypit hedh poshtë kritikat për esenë e Kaltërina Latifit mbi diskriminimin e grave kosovare
Jeta në Zvicër
-
Dinamika e tragjedisë në Crans-Montana që la shumë të vdekur nga zjarri shkatërrues në një lokal në bodrum Zjarri në Crans-Montana: dalja e vetme dhe përhapja e shpejtë e flakëve... -
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi: Ambasada po monitoron situatën pas shpërthimit në Crans-Montana -
Dëmtime të rënda nga zjarri në Crans-Montana: Viktimat kanë djegie që mbulojnë 60% të trupit -
Evropa tregon solidaritet me Zvicrën pas tragjedisë së zjarrit, Von der Leyen: Do të ofrojmë ndihmë mjekësore -
Familjarët kërkojnë me ankth të zhdukurit pas zjarrit tragjik të Vitit të Ri në Crans-Montana












