Lajme
Itali: Thatësira të mëdha, situata më e rëndë në 70 vjet
Italia vazhdon të përjetojë thatësirën më të keqe në 70 vjet, me shirat që janë përgjysmuar krahasuar me mesataren e 30 viteve të fundit. Mungesa e ujit nuk është e pazakontë në vend, por zakonisht prek qendrën dhe jugun e tij.
Sidoqoftë, këtë vit në pjesën veriore të Italisë dimri dhe shirat e pranverës ishin rreth 60% më pak se mesatarja e sipërpërmendur, sipas shifrave të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve. Por kjo nuk është e vetmja arsye për mungesën e ujit.
“Është si stuhia e përsosur. 70% borë më pak në dimër, 4 muaj pa shira dhe temperatura 3 deri në 4 gradë Celsius më të larta se mesatarja. Vera nuk ka filluar ende, por jemi njësoj si në mes ose në fund të korrikut,” – u shpreh Meuccio Berselli, sekretar i përgjithshëm i Autoritetit të Lumit Po.
Zona e gjerë që rrethon lumin Po, më i madhi në Itali, është më e prekura. Sektori i agrikulturës po paguan çmimin më të lartë.
“Situata aktuale është dramatike. Po përjetojmë emergjencën më serioze në 70 vjet në provincën e Parmës dhe në tërë rajonin. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, me zor do të furnizojmë vaditjet, sikurse po përpiqemi të bëjmë këto ditë,” – tha Francesca Mantelli, presidente e Konsorciumit të Agrikulturës, Parma.
Por jo vetëm Emilia Romanja po vuan. Rajoni i Lombardisë e ka shpallur tashmë gjendjen e emergjencës, që në fund të korrikut mund të zgjerohet në tërë vendin./Euronews
E-Diaspora
-
Të rinj nga Zvicra e Gjermania vizituan Kuvendin e Kosovës “Ndonjëherë ndjehem keq kur më shikojnë ndryshe, nuk më pëlqen kur më thërrasin gërrnaq, ne e...
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
-
Peter Paul Wiplinger, një urëndërtues i çmuar i letërsisë
-
«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare»
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përfaqësojë interesat e Ukrainës në Rusi, Moska nuk e pëlqen idenë Lavrov: "Rusia nuk është e gatshme të marrë në konsideratë ofertat e ndërmjetësimit nga vendet që...
-
Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë
-
Frangu zviceran të mbetet në nivel me euron
-
Rriten çmimet e qirave në Cyrih
-
Zvicër: Aksidenti që la të vdekur dy persona