Lajme
Itali: Zero tolerancë për qytetarët që kundërshtojnë masat anti-COVID
Autoritetet italiane janë zotuar për tolerancë zero ndaj demonstruesve që mund të bllokojnë stacionet e trenave për të protestuar ndaj rregullave të reja të COVID.
Nga sot, udhëtarët që do të përdorin trenat duhet të tregojnë të ashtuquajturën “kalim jeshil”, i cili dëshmon vaksinimin, një test negativ COVID në 48 orët e fundit ose shërim nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit.
Rregulli, i shpallur javë më parë vlen për fluturimet e brendshme, udhëtimet me tren midis rajoneve dhe udhëtimet në det. Disa tragete janë të përjashtuara, veçanërisht ato që shërbejnë për shumë ishuj të vegjël, të cilët nuk kanë lidhje të tjera me kontinentin.
Autobusët, tramvajet dhe metrotë janë të përjashtuar nga rregulli, i cili u njoftua nga qeveria e kryeministrit Mario Draghi, kur ngarkesat e përditshme të rasteve filluan të rriteshin në mënyrë të qëndrueshme pasi varianti Delta i virusit u bë i përhapur në Itali.
“Kalimi jeshil” i Italisë tashmë është duke u përdorur për ata që duan të hanë darka në ambiente të mbyllura, të shkojnë në palestra ose të marrin pjesë në koncerte.
Deri më tani, rreth 70% e banorëve të Italisë mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht. Por, ekspertët kanë shprehur shqetësimin se shumë njerëz në grupmoshën 50-69 vjeç nuk kanë marrë vaksina dhe as nuk janë regjistruar për to.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do të varrohen më 27 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













