Lajme
Italia me masa të ashpra, u kërkon të gjithë të punësuarve certifikatën e vaksinimit
Me këtë vendim autoritetet italiane synojnë vaksinim masiv të popullsisë
Qeveria italiane do të bëjë të detyrueshme certifikatën shëndetësore për të gjithë punonjësit, duke u bërë vendi i parë europian që ndërmerr një hap të tillë në përpjekjen për të përshpejtuar vaksinimin e për të frenuar pandeminë.
Nga 15 tetori, italianët duhet të dëshmojnë vaksinimin, test negativ, apo shërim nga sëmundja për të hyrë në vendet e punës, si në sektorin publik ashtu edhe privat. Për ata që prezantohen në punë pa certifikatën shëndetësore, parashikohen gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro. Shkarkimi nuk do të jetë i mundur, por dot ketë pezullime dhe ngrirje të pagës. Masa nxiti reagime të ndryshme, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
“Sipas mendimit tim nuk është e drejtë, pasi unë jam një qytetar i lirë dhe mund të vendos vetë nëse e marr ose jo certifikatën e gjelbër”, u shpreh një qytetar.
E ashtuquajtura “green pass” u konceptua fillimisht si mënyrë për të lehtësuar udhëtimet mes shteteve të BE-së. Por italia është mes një grupi vendesh që e kanë bërë atë të detyrueshme për hyrjen në muze, kinema, palestra apo restorante.
Më vonë, e zgjeroi përdorimin e certifikatës edhe te mësuesit dhe stafi shëndetësor, pavarësisht ndasive lidhur më çështjen mes koalicionit të unitetit kombëtar, të drejtuar nga Dragi.
Rreth 73% e popullsisë prej 60 milionë banorësh në Itali kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 65% janë imunizuar plotësisht.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












