Bota
Italia rrit masat e sigurisë pas sulmit në Strasburg
Pas atentatit terrorist në Strasburg, Italia ka përshpejtuar aktivizimin e planit special të sigurisë i parashikuar për festat e fundvitit.
Ministria e Brendshme Italiane ka mbledhur me urgjencë Komitetin e Analizës Sttrategjike të Antiterrorizmit i cili ka integruar një seri masash të reja në planin e kontrollit e sigurisë në territor për festimet e Krishtlindjeve e të fundvitit.
Mbikqyrës special mbeten të gjitha tregjet e Krishlindjeve në vend, qëndrat tregtare, objektet e kultit, rrugët më të njohura për shopping e muzetë.
Impuls maksimal sigurie i është dhënë kontrolleve në xhami, në vende lutjesh apo në struktura të kontrolluara nga individë të dyshuar nga shërbimet e inteligjencës. Gjithashtu janë shtuar kontrollet në hotele e në strukturat bad and breakfast.
Ministri italian i Kulturës Alberto Bonisolo ka aktivizuar planin e ri të sigurisë për Parkun turistik të Koloseut në Romë e zonës historike përreth, i cili do të funksionoj si një aeroport me kontrolle të mbikqyrura me metal detector duke ndaluar hyrjen e cantave të mëdha, produkteve të lëngshme e objekteve të rrezikshme, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu është forcuar sistemi video mbikqyrës i kolauduar me një sistem anti pemntrim përgjatë gjithë perimetrit të zonave në rrezik.
Një vëmendje të vecantë sigurie i kushtohet vendeve të mbipopulluara nga pèersona e turistë e që mund të jenë në shënjestrën e individëve të qëllimshmë për të kryer akte të paligjshme e të rrezikshme.
Gjithashtu do të shtohen kontrollet rrugore ndaj automjeteve të rënda e kamionëve si dhe ndaj shitësve abuzivë ambulantë.
Në listën e fundit të publikuar të Global Terrorism Index, italia renditet në vendin e 69 mes 163 të konsideruar më në rrezik nga sulmet e terrorizmit, ndërsa ndër rajonet italaine më në rrezik ndaj tyre janë rajoni i Lazios, Lombardisë, Piemontes e Emilia Romagna, rrezik ky i përllogaritur nga përgjimet telefonike të realizuara nga forcat e rendit e nga numri i shtetasve të huaj kryesisht të ardhur nga vendet më të rrezikshme në listën e Global Terrosim Index.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













