Lajme
Izraeli do të fillojë së shpejti provat e vaksinës COVID-19 te njerëzit
Një institut kërkimor izraelit që mbikëqyret nga Ministria e Mbrojtjes synon të fillojë provat e një vaksine të mundshme COVID-19 në njerëz qysh në tetor, tha ministri i Mbrojtjes Benny Gantz, të enjten.
Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael (IIBR) do të fillojë provat në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, pasi që një serë festash hebraike përfundojnë në tetor, tha Gantz. IIBR ka punuar për një vaksinë për gjashtë muaj dhe filloi provat për kafshët në mars.
“Të gjitha eksperimentet fillestare që kanë qenë të suksesshme … japin shpresë të madhe”, tha Gantz, pasi vizitoi institutin në Ness Ziona, rreth 25 km (15 milje) në jug të Tel Avivit.
Shmuel Shapira, drejtori i IIBR, tha: “Ekziston një vaksinë e shkëlqyeshme … ne kemi produktin në dorë”.
Infeksionet COVID-19 në Izrael javët e fundit kanë arritur shifren 78.500, me 569 vdekje, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











