Lajme

Çfarë ushqimesh të shijshme ofron restoranti “Çka ka qëllu”

Sipas një vlerësimi të bërë nga ana e kritikëve të gastronomisë në SHBA, restoranti shqiptar renditet në dhjetshen e parë për vitin 2019

Gazeta prestigjioze “New York Times” ka renditur sipërmarrjen e shqiptarit Ramiz Kukaj si një ndër dhjetë restorantet më të mira në qytetin e Nju-Jorkut për vitin 2019, sipas një vlerësimi të bërë nga ana e kritikëve të gastronomisë në SHBA, transmeton albinfo.ch.

Duhet veçuar se në këtë restorant ka gatime tradicionale shqiptare, gjithashtu një ambient që përkon me traditën e mirëfilltë shqiptare.

Sipërmarrja e Kukaj i shtohet listës së sipërmarrjeve shqiptare, të cilat jo vetëm ruajnë traditën në gatim, por edhe promovojnë kulturën tonë kombëtare në botë.

Nga të gjitha restorantet, në vendin e shtatë ndodhet restoranti shqiptar në Bronx “Çka ka qëllu”.

Gjithashtu muzikë tradicionale shqiptare është ajo që e bën të veçantë, por edhe ushqim tradicional shqiptar, e që është shumë i shijshëm dhe i veçantë. Pronarët shqiptarë janë përkujdesur për çdo detaj, andaj sigurisht se ia vlen ta vizitoni.

 

Image result for cka na ka qellu

 

Image result for cka na ka qellu

 

Image result for cka na ka qellu

 

Image result for cka na ka qellu

 

Image result for cka na ka qellu