Lajme
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregoi në emisioni Barometri në Euronews Albania se duke nisur nga 11 janar nisin aplikimet në platformën për emigrantët për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e përgjithshme.
Kryekomisioneri theksoi se emigrantët kanë gati 60 ditë në dispozicion për të kryer regjistrimin, pasi 63 ditë para zgjedhjeve KQZ duhet të publikojë listën përfundimtare të zgjedhësve.
“11 janari është afati i fundit për ne si institucion që duhet të kemi gati platformën për emigrantët. Që nga ai moment ata janë në gjendje të aplikojnë. Kanë 60 ditë në dispozicion, por edhe ato ditë nuk janë të plota sepse 63 ditë para datës së zgjedhjeve komisioneri duhet të publikojë listën paraprake të zgjedhësve. Pas kësaj periudhe, pasi shpallet lista përfundimtare e atyre që do të votojnë jashtë vendit dhe dikush nuk e gjen emrin në listë, ka të drejtën e ankimit në gjykatë deri 7 ditë para ditës së zgjedhjeve. Për votuesit është shumë e rëndësishme që 120 ditë para datës së zgjedhjeve kanë mundësi të aplikojnë dhe kanë gati 60 ditë për t’u regjistruar”, shpjegoi Celibashi.
E-Diaspora
-
“Tomka dhe shokët e tij” shfaqet në Zvicër Filmi shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Shqipërisë në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë...
-
Rama takon diasporën shqiptare në Selanik, pritet me protesta nga nacionalistët grekë
-
“Hendbolli na bashkon” u mbajt në St. Gallen
-
Ardon Jashari fiton trofeun e tij të parë në FC Brugge
-
Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS paralajmëron më shumë fluturime për vitin 2025 Pas njoftimit të linjave të reja për sezonin e ardhshëm dimëror, linja ajrore kombëtare SWISS zbuloi...
-
Lugano dëshiron të tërheqë super të pasurit dhe kështu të gjenerojë më shumë taksa
-
“Tomka dhe shokët e tij” shfaqet në Zvicër
-
Në Zvicër nis fushata për të mbrojtur fëmijët nga dhuna psikologjike
-
Avenir Suisse: Modeli me pesë shtylla për të financuar kujdesin afatgjatë