Lajme

Ja pse Facebook dhe Apple nuk kanë raporte të mira mes vete

Duke qenë se rivalitetet e korporatave të mëdha – Coca-Cola dhe Pepsi, Boeing dhe Airbus, McDonald’s dhe Burger King – kanë tendencë të kenë një gjë të përbashkët: konkurrencën për të njëjtin biznes. Kjo është arsyeja pse rivaliteti ndërmjet Facebook dhe Apple është kaq intrigues. Që të dyja janë kompani të mëdha teknologjike dhe me kaq mbarojnë ngjashmëritë mes njera-tjetrës, shkruan BBC.

Të gjitha të ardhurat e Facebook sigurohen nga reklamat, por sigurojnë vetëm një pjesë të vogël të Apple, e cila vjen kryesisht nga pajisjet dhe dyqani i saj i aplikacioneve, App Store. Të dy kompanitë në të vërtetë nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën – ato thjesht nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën.Për vite me radhë, Tim Cook, Shefi Ekzekutiv i Apple ka thënë se Facebook i trajton përdoruesit e saj si një produkt – për të fituar para nga reklamat – dhe manipulon shpejt dhe privatisht me privatësinë e tyre. Ndërkohë Mark Zuckerberg, thotë se produktet e Apple janë të shtrenjta dhe se ekzistojnë qëllime të fshehta për të kritikuar Facebook.

Duhet theksuar se vitin e kaluar, sipas New York Times, Apple madje i ndaloi mjetet zhvilluese të Facebook. Kapitulli i fundit i krej kësaj grindjeje veçse i ka përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy mega kompanive.

Në fillim të këtij viti, Apple njoftoi se do të prezantonte një veçori të quajtur App Tracking Transparency (Aplikacion për Gjurmim të Transparencës), për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre. Ç’është më e rëndësishmja, klientët duhet të zgjedhin të dhënat e tyre – të dorëzuara më parë si parazgjedhje (default) – për t’u përdorur nga aplikacione të tilla si Facebook. Ky është një problem masiv për Facebook, i cili shet reklama të synuara për të përfitime  që janë atraktive për sytrin e njeriut. Ajo thotë hapur se kjo do të dëmtojë biznesin e saj. Apple ka shtyrë për më vonë ndryshimet e propozuara deri në vitin e ardhshëm, për t’u dhënë kohë zhvilluesve për t’u përgatitur.

Në një letër përmes së cilës e përshkruan pse ndryshimi u vonua javën e kaluar, Jane Hovarth nga Apple nuk mund t’i rezistonte një reagimi nga Zuckerberg: “Drejtuesit e Facebook kanë bërë të qartë qëllimi i tyre është të mbledhin sa më shumë të dhëna të jetë e mundur.“Kjo shpërfillje e privatësisë së përdoruesit vazhdon të zgjerohet.”Facebook u përgjigj duke thënë: “Ata po përdorin pozicionin e tyre dominues të tregut për të vetë-preferencuar mbledhjen e tyre të të dhënave, ndërsa e bëjnë gati të pamundur që konkurrentët e tyre të përdorin të njëjtat të dhëna.“Ata pretendojnë se ka të bëjë me privatësinë – por ka të bëjë me fitimin.”

Kjo, për Apple, është njësoj sikur ti hedhësh kripë plagës së hapur, e cila, me plot krenari, beson se ka një model biznesi më fisnik se Facebook.Që në vitin 2010, bashkëthemeluesi i Apple Steve Jobs thuhet se e paralajmëroi Facebook për privatësinë.Dhe në vitin 2018, Z. Cook, shefi aktual i Apple, tha se ai mund ta kishte bërë të njëjtën gjë sikurse Facebook duke përdorur të dhëna për të shitur reklama, por “ne zgjodhëm të mos e bënim atë”.Roger McNamee, një investitor i Silicon Valley dhe autor i Zucked, një libër kritik rreth Facebookut dhe themeluesit të tij Mark Zuckerberg, nuk është madje as adhurues i Facebook.

“Kultura e Apple ka të bëjë me faktin e fuqizimit të klientëve të saj,” thotë ai, “kultura e Facebook po shfrytëzon përdoruesit e saj.”“Historikisht, Apple ka pasur shumë arsye për ti kritikuar njerëzit e tjerë dhe ka zgjedhur të mos e bëjë këtë.“Unë mendoj se ky është një atribut i atillë që na tregon se sa fyese ata e konsiderojnë sjelljen e Facebook.”A ka ndonjë pike ndalese Facebook-u, sidoqoftë? A po përpiqet Apple në fakt të përdorë dominimin e saj në treg për të ngrirë konkurrentët?

Megjithëse biznesi i reklamave i Apple është relativisht i vogël, Morgan Stanley parashikon që të ardhurat e saj nga reklamat do të rriten ndjeshëm në vitet e ardhshme.Pra, a dëshiron të ndalojë mbledhjen e të dhënave të përdoruesve nga Facebook vetëm për të arkëtuar në vetvete?Kjo do të ishte një gjë e çuditshme intelektualisht.