Koronavirusi: çast pas çasti
Sa italianë u infektuan realisht nga koronavirusi
Dalin përgjigjet e analizave
Rezultatet e testeve të antitrupave në Itali treguan se 1.48 milion njerëz, ose 2.5% e popullsisë kanë pasur koronavirus.
Vlerësimi është gjashtë herë më i madh se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, raporton BBC. Në testime morën pjesë rreth 65,000 italianë, si pjesë e një fushate për të vlerësuar shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Zyrtarët shëndetësorë theksuan se testet nuk kishin për qëllim të përcaktonin nëse italianët që posedojnë antitrupa tashmë janë të sigurt nga koronavirusi.
Italia ka rreth 60 milionë banorë. Ky vend konsiderohet si njëri nga më të goditurit në botë nga pandemia e koronavirusit.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më 3 gusht në këtë vend janë infektuar me koronavirus 248,229 persona, ndërsa 35,166 kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













