Kosova
Sa persona u kthyen në Kosovë që nga fillimi i pandemisë
Nga fillimi pandemisë e deri më sot në Kosovë janë riatdhesuar rreth 2 mijë e 500 persona.
Numrin e personave të kthyer në Kosovë që nga fillimi i pandemisë e tregoi para mediave deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke shtuar se ka pasur kritika të shumta që personat e kthyer në Kosovë nuk janë trajtuar mirë as në Aeroportin e Prishtinës e as në Qendrën e Studentëve.
Sipas saj, këto janë të pavërteta dhe se opozita po mundohet që ta ‘përlyejë’ punën e mirë të Qeverisë.
“Deputetët e opozitës kanë qëllim kryesor ta mbulojnë punën e mirë që po e bën Qeveria Kurti. Ne tashmë e dimë që Kosova renditet ndër vendet e para në botë që ka arritur të menaxhojë më së miri situatën me pandeminë, duke pasur parasysh edhe kushtet jo të mira në të cilat punohet në institucionet shëndetësore në vend. Deri më tani në Kosovë janë kthyer mbi 2 mijë e 500 persona. Udhëtimet kanë qenë në formë të organizuara. Ka pasur kritika të shumta që personat e kthyer nuk janë trajtuar mirë dhe se kur kanë arritur në aeroport është dashur të lirohen për në shtëpi, por në interesin e Kosvës ka qenë që të sigurohemi që këta persona janë në gjendje të mirë shëndetësore në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit”, ka deklaruar Pacolli pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë