Maqedonia
Detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë
Prokurori kompetent nga Prokuroria e Shkupit me ekipet e ekspertizës së Ministrisë së Punëve të Brendshme informon se në orën 13.15 minuta kanë mbaruar me ekspertizën në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, në të cilën 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Për shkak të rëndësisë së ngjarjes dhe madhësisë së veprimeve hetuese, në këtë lëndë do të kyçet edhe një prokuror tjetër, informon Prokuroria, njofton Klan Kosova.
”Autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, i cili duke kaluar nëpërmjet dy korsive të komunikacionit ka dalë jashtë autostradës dhe është rrokullisur në afërsi të rrugës së vjetër. Ai është ngritur nga vendi i ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik ndaj të njëjtit do të kryhet ekspertizë e detajuar teknike nga ana e Fakultetit të Makinerisë. Për shkak të konstatimit të rregullt të fakteve, sot në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe ekipi nga Fakulteti i Makinerisë, i cili i ka bërë kontrollet nëse ka qenë në gjendje të rregullt automjeti. Nga njohuritë e deritanishme është konstatuar se autobusi është blerë në vitin 2001, ndërkaq për herë të fundit është regjistruar në janar të vitit 2019. Me urdhër të prokurorit publik, Fakulteti i Makinerisë do të përgatit raport nga ekspertiza dhe mendim”.
Siç shkruan Portalb.mk, në vendin e ngjarjes me prokurorin publik ka qenë edhe ekipi i Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore në Maqedoninë e Veriut, e cila do të duhet që të përgatit raport dhe mendim për arsyet e aksidentit tragjik, njofton Klan Kosova.
Nga Prokuroria informojnë se prokurori publik do t’i kërkojë të gjitha dokumentet nga kompania “Durmo Turs” për lejet e transportit publik të cilat i posedon, mirëmbajtjen e automjeteve, numrin e udhëtarëve dhe shitjen e biletave të autobusit, i cili është aksidentuar në relacionin Shkup – Tetovë, por edhe të dhënat në lidhje me orarin e punës dhe relacionet të cilat ka kaluar vozitësi në ditën kritike.
Prokuroria kumtoi se shoferi i cili e ka drejtuar autobusin është hospitalizuar dhe ka marrë lëndime trupore.
”Menjëherë pas fatkeqësisë, prokurori publik ka pasur bisedë fillestare me të dhe ai atëherë nuk ka dhënë të dhëna relevante për tërë ngjarjen. Prokurori gojarisht është njoftuar se analiza e mostrave të gjakut dhe urinës ka treguar se në momentin e fatkeqësisë te shoferi nuk është regjistruar prani e alkoolit, barnave ose substancave psikotrope. Me kërkesë të Prokurorisë do të kërkohet lista e telefonatave nga operatori celular, sipas të cilës do të konstatohet nëse shoferi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefon celular”, kumtojnë nga Prokuroria.
Instituti i Mjekësisë Ligjore në Maqedoni, me urdhër të prokurorit publik ka kryer autopsi të 13 personave të vdekur, ndërkaq për një person autopsia po vazhdon, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
Nga ekipet e ekspertizës të MPB-së pas kryerjes së ekspertizës, deri te Prokuroria do të dorëzohen procesverbalet e ekspertizës, skica, foto-dokumentimi dhe materialet e tjera të dëshmive.
Varësisht nga faktet, Prokuroria do të konstatojë nëse do të dorëzojë akuzë, njofton Klan Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut Dy javë më parë, një ish-drejtor i klinikës kardiake pohoi se 150 vdekje kishin ndodhur në...
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën
-
Gaza: Zviceranët caktojnë afro 11 milionë franga për UNRWA
-
A mund të pretendojë ende Gjeneva të jetë ‘kryeqyteti i paqes’?