Kuriozitete
Jackpoti më i madh në historinë e lotarisë amerikane
Ethet e lotarisë kanë mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk po gjen një fitues të Mega Millions prej javësh.
Kjo ka bërë që me qindra njerëz të qëndrojnë në radhë për të blerë biletën me fat të lotarisë, për të pasur shansin të fitojnë 1.6 miliardë dollarë.
E ky është Jackpoti më i madh në historinë e lotarisë amerikane ndërkohë që goglat do të rihidhen të martën. “Ndoshta do të kem fat, ku i dihet. Sidoqoftë po e provoj”, thotë një blerëse.
“Do të blija një shtëpi, të shkoja me pushime e të mos punoja më…” thotë një tjetër. Shanset për të fituar janë më pak se një në 300 milionë, ndaj njerëzit po blejnë sa më shumë bileta që të munden, transmeton “TCH”.
Sido që të jetë, lotaria po i jep njerëzve shansin të ëndërrojnë dhe shansin e disa ditëve ekzaltim për perspektivën e të mos qenit të detyruar të punojnë më. E nëse nuk fitojnë, do të tentojnë të bëjnë ndryshime në jetët e tyre, sido që të jetë, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është bileta fituese dhe nëse e fitoj këtë, kjo do të jetë hera e fundit që do të më shihni këtu…faleminderit dhe ditë të mbarë”…
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie Euroaeroporti pranë Bazelit u mbyll mbrëmjen e së mërkurës. Terminali u evakuua...
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët