Bota
Japonia ofron punë për 340 mijë emigrantë
Japonia po vuan nga një mungesë e theksuar e punëtorëve, çka ka detyruar autoritetet që për një periudhë 5-vjeçare të hapin dyert për 340 mijë emigrantë.
Japonia është një prej vendeve me ekonominë më të fortë në botë, e bazuar te manifaktura, por që po përballet me plakjen e pandalshme të popullatës dhe me një borxh publik rekord, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Por mungesa e krahut të punës e vështirëson akoma edhe më shumë këtë situatë.
Për pasojë, kanë filluar shenjat e para të rënies ekonomike dhe demografike.
Për këtë, qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni nga vendet e Azisë Juglindore, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Sektorët ku vihen re mungesa të punonjësve janë ato të ndërtimit, shëndetësisë, por edhe teknologjisë.
Qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe është e gatshme të shpenzojë 50 milion euro për integrimin e të mbërriturve të rinj në rreth 100 komunitete, për procedurat, kurset e gjuhëve, ndihmën mjekësore e shkollore për fëmijët e emigrantëve.
Ky plan është i vlefshëm për personat që do të mbërrijnë në Japoni nga 11 vende të botës, ku fluksin më të lartë pritet ta kenë Filipinet, Vietnami dhe Mianmari.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














