Kosova
Jashari: Për vizitën e Vuçiq në Banjë nuk u pyetën qytetarët
Kryetar i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar sërish ata që i dhanë leje presidentit serb Aleksandër Vuçiq të vizitoj Kosovën.
Jashari ka thënë se leja ndaj Vuçiq është dhënë pa vullnet të qytetarëve, shkruan Albinfo.ch.
Sipas tij ky është një gabim i rëndë.
“Unë si kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam pasur asnjë njoftim nga institucionet tona për vizitën e Vuçiqit në fshatin Banjë, që është pjesë e komunës së Skenderajt. Injorimi i Komunës së Skenderajt, nga ata që i japën leje, është injorim dhe mohim i gjakut të derdhur për Liri”, ka shkruar kryetari i Skenderajt.
Jashari këto deklartata i bëri në rrjetin social, “Facebook”, ku ka uruar edhe djalin e tij për ditëlindjen, djali i cili mban emrin e babit të Bekim Jasharit, Hamëz Jasharit.
Ai gjithashtu ka postuar fotografi ku shihet djali i tij tek proteston kundër vizitës së Vuçiq në Banjë të Skënderajt.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












