Kosova
“Java Evropiane e Sportit” bashkon 41 shtete në Kosovë
“Javën Evropiane të Sportit” do të organizojë Komisioni Evropian në bashkëpunim me Programin “Erasmus +”.
Kjo javë organizohet për të pestin vit radhazi, ndërsa këtë vit mbahet nga 23 deri më 30 shtator.
“Java Evropiane e Sportit” ka për qëllim promovimin e sportit dhe aktiviteteve fizike për të gjithë, pa dallim moshe, prejardhjeje apo niveli të fitnesit.
Nën moton “#BeActive”, këtë vit “Java Evropiane e Sportit” bashkon 41 shtete dhe 47 partnerë evropianë për të inkurajuar një shoqëri të shëndetshme, të lumtur dhe gjithëpërfshirëse, transmeton radioK4.
Sipas organizatorëve, gjatë fushatës së këtij viti synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e aktiviteteve fizike në shkolla dhe vende të punës, duke eksploruar qendra të fitnesit dhe klube sportive për të qenë sa më aktiv.
Organizatorët kanë paralajmëruar se në tërë Evropën, përveç “Javës Evropiane të Sportit” do të organizohen edhe aktivitete të shumta gjatë muajit shtator, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













