Lajme
Jehon kënga shqipe në Traisen të Austrisë
Në Traisen të Austrisë, kremtohet 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Në shumë vende ku jetojnë shqiptarët po festohet ende Dita e Flamurit dhe përvjetori i 110-të i Pavarësisë së Shqipërisë me manifestime kulturore në mjedise të ndryshme të diasporës tonë kudo ku ka shqiptarë, përcjell albinfo.at.

Antigona Elshani, kryetare e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Austri “Naim Frashëri”, është shprehur se nxënësit, të cilët vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në bashkëpunim me Shoqatën “Shqiponja” në Traisen, festuan 110-vjetorin e Festës së Flamurit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Festat tona kombëtare janë takimet më të bukura të nxënësve me mërgatën, sidomos kur të flasësh e të festosh shqip! E bukuria i shtohet kësaj feste edhe më shumë nga zërat e nxënësve tanë me këngë, valle, recitime, dramatizime… duke i nderuar heronjtë tanë kombëtar me dhuratën më të çmuar në ditën më të madhe të kombit tonë – Çlirimit të Atdheut! Falënderim të veçantë, respekt dhe mirënjohje nxënësve, prindërve, bashkatdhetarëve, sponzorëve dhe të gjithë atyre që ishin pjesëmarrës në këtë manifestim festiv”, ka shkruar Elshani.
Të pranishëm në këtë manifestim ishte edhe kryetari i komunës së Traisen në Austri, z. Herbert Thumpser i cili përshëndeti të pranishmit, pastaj mësimdhënës shqiptarë të gjuhës shqipe në Austri si dhe këshilltarë politikë shqiptarë në komuna të ndryshme të Austrisë .
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












