Bota
Pronari i një restoranti, me gjestin e tij i la të gjithë gjermanët pa fjalë!
"Nëse jeni të uritur dhe nuk keni para? Tek ne mund të ushqeheni dhe të paguani më vonë"
Mediat gjermane së fundi kanë shkruar një artikull, i cili i kushtohet një emigranti në Gjermani. Pavarësisht jetës së vështirë, ai u tregua i suksseshëm në punën e tij si pronar në një restorant, veçmas me gjestin e tij që ka lënë pa fjalë gjermanët, transmeton albinfo.ch.
Mërgimtari Mehmet Kuruci në Mynih ka një restorant të vogël turk. Ai ka mahnitur publikun me një mbishkrim që ka vendosur në derën e restorantit të tij.
Po ashtu, Mehmeti, të cilin shumica e thërrasin ‘Memo’, është një ish-biznesmen nga Stambolli, i cili pas dy martesave të dështuara dhe mossuksesit në biznes, ishte aq i varfër dhe i dëshpëruar sa që u detyrua të ndërhyjë në kursimet e fëmijëve të tij.
Thuhet se kur erdhi në Gjermani, vendosi të hapë një lokal të vogël në Mynih. Dalëngadalë filloi t’i kthehej vullneti e dëshira për të jetuar dhe biznesi filloi t’i ecë për së mbari. Pasi u forcua financiarisht, Mehmeti bëri diçka që shumica nuk do ta bënin në lokalin e tyre. Ai vendosi një mbishkrimin në derë të restorantit, ku shkruante:
“Të dashur njerëz, nëse jeni të uritur dhe nuk keni para? Tek ne mund të ushqeheni dhe të paguani më vonë. Zoti ju bekoftë. Askush nuk duhet të jetë i uritur!”
Ndërkohë reagimet për këtë gjest ishin të shumta. Shpeshherë katër apo me shumë persona ushqehen, pagesën e bëjnë më vonë. Vetë gjesti i Mehmetit e ka bërë që shumë njerëz ta duan dhe ta urojnë për këtë vepër të veçantë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












