Bota

Familjes i refuzohet vendimi për azil, qëndron nëntë muaj në aeroport

Familja e tij ishte pjesë e një minoriteti, të cilët janë përballur me shumë diskriminime për shkak të prejardhjes së tyre

Një familje ka qëndruar për 9 muaj në aeroportin e Koresë së Jugut, pasi i është refuzuar vendimi për azil.

Ata u larguan nga shteti i Angolas, pasi ishin persekutuar nga autoritetet për prejardhjen e tyre nga Kongo. Zyrtarët e emigrimit në aeroportin e Koresë së Jugut e refuzuan kërkesën e familjes për azil, pasi pretendonin se ata kanë arsye ekonomike.

Por, në një intervistë babai i familjes shprehu arsyet e largimit nga Angola. Ai punonte si taksist dhe gjatë punës ai kishte përplasur një makinë policie. Autoritetet e arrestuan dhe gjatë ditëve që ai ishte i izoluar, babai pretendon se ishte dhunuar nga policët. Gjithashtu ai tregon se një ditë përpara se të lirohej nga izolimi, oficerë policie ishin futur në shtëpinë e tij dhe i kishin përdhunuar bashkëshorten, shkruan Gazeta Express, përcjell Albinfo.ch.

Familja e tij ishte pjesë e një minoriteti, të cilët janë përballur me shumë diskriminime për shkak të prejardhjes së tyre.

Por, pas 9 muajsh vuajtjeje, Gjykata e lartë e Koresë i dha mundësinë familjes që të futet në territorin e tyre. Avokati i familjes shprehet se është normale për një familje që të ketë të drejtën e kërkimit të azilit.

Madje, ai e konsideroi vendimin e gjykatës si dhe historinë e vetë familjes si një shembull për të ndryshuar mendimin mbi azilkërkuesi