Jeta në Zvicër
Juso: SP/PS duhet të braktisë qeverinë
Ajo, sipas socialistëve të rinj (Juso) duhet ta bëjë këtë veprim pas miratimit nga vota popullore që iu bë iniciativës kundër migrimit masiv
Organizata e Socialistëve të rinj (Juso) që është fraksion rinor i Partisë Socialdemokrate (SP/PS) të Zvicrës, kërkon nga partia e saj amë, SP-ja, që të tërhiqet nga ekzekutivi i vendit, gjegjësisht nga Këshilli Federal. Këtë tërheqje sipas Juso-s, ajo duhet ta bëjë pas miratimit nga vota popullore që iu bë iniciativës kundër migrimit masiv,
Kryesia e Juso-s i propozon kuvendit vjetor të organizatës që të miratojë një rezolutë përkatëse për partinë e tyre amë. Në atë rezolutë duhet të thuhet se “Po-ja për iniciativën e SVP/UDC-së e autorizon Qeverinë Federale që, duke i ndarë njerëzit në kategori t`i diskriminojë ata dhe që personat me prejardhje të huaj t`i reduktojë në objekte që mund të kenë dobi për ndërmarrjet .
Me këtë zhvillim të ri, nuk ekziston më parakushti kryesor për pjesëmarrjen e SP/PS në ndërtimin e qeverisë, e ai është konsensusi bazë, thuhet në rezolutën e Juso-s. (albinfo.ch&sda)
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













