CH-Ballkani
Kaçanikasit i presin mërgimtarët me shumë aktivitete
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi u shpreh se diaspora ka pasur gjithmonë rol të veçantë në mbijetesën e vendit tonë, si para lufte dhe gjatë luftës, ashtu edhe në periudhën e shtetndërtimit të Kosovës
Në fshatin turistik Shtrazë të Kaçanikut është organizuar piknik për bashkatdhetarët me moton “ti je pjesë e atdheut”. Kjo është organizuar nga Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Kaçaniku”, raporton albinfo.ch.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi u shpreh se diaspora ka pasur gjithmonë rol të veçantë në mbijetesën e vendit tonë, si para lufte dhe gjatë luftës, ashtu edhe në periudhën e shtetndërtimit të Kosovës.
Kryetarja e Qendrës Kulturore, Remzie Dardhishta, uroi që mërgimtarët të kalojnë qaste të këndshme nën shoqërimin e këngëve dhe valleve nga artistët e kësaj qendre.
Në emër të bashkatdhetarëve takimin e përshëndeti Zarie Bajrami bashkëshortja e Komandantit heroit, Agim Bajrami, e cila falënderoi organizatorët për këtë aktivitet, kurse kërkoi nga mërgimtarët që më shumë të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve kulturore.
Artistët dhe orkestra e Qendrës Kulturore shfaqën një program të pasur artistik me këngë, valle e recitime.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













