Bota
Kajro, 25 të vdekur nga zjarri në një stacion trenash
Zyrtarët e Egjiptit njoftuan se së paku 25 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur nga zjarri që përfshiu stacionin kryesorë të trenit në kryeqytetin Kajro.
Raportet thanë se një tren me shpejtësi të lartë u përplas me një pengesë në stacionin qendror të trenit në Kajro, duke shkaktuar shpërthimin e karburantit dhe si pasojë zjarrin në disa ndërtesa aty afër.
Kreu i spitalit hekurudhor të Kajros tha se numri i të vdekurve pritet të rritet, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një vizite në vendngjarje, kryeministri i Egjiptit, Mostafa Madbouli, tha se shkaku i përplasjes nuk ende nuk është i njohur.
“Ne do të identifikojmë se kush është përgjegjës për aksidentin dhe ata do të mbahen përgjegjës”, tha Madbouli.
Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit ka urdhëruar hetimin.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe