Kosova

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë mësoi pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë garë.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Ligës e Kombeve në udhëtim ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më 7 shtator, në orën 20:45. Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

Në muajin tetor, ekipi kombëtar do të luajë dy ndeshje në udhëtim. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor, Shqipëria do të luajë sërish ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në Ligën e Kombeve, Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës, po në orën 20:45.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve:

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri            20:45

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji            20:45

11.10.2024 Çeki – Shqipëri                    20:45

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri            18:00

16.11.2024 Shqipëri – Çeki                    20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë            20:45