Lajme
Kanada: Shqiptari, kampion në “Mundjen braziliane”
Shqiptari, Dorian Dokaj, ka triumfuar në Kanada duke mëposhtur të gjithë konkurentët duke rrëmbyer medaljen e artë
Është bërë e ditur se Dorian Dokaj është emri më i ri në listën e kampionëve të sporteve të rënda në Kanada. Në Niagara Falls u mbajt takimi për sportet luftarake “Mundje braziliane”, ku 22-vjeçari luftoi dy herë kundër dy sportistëve vendas, duke triumfuar, transmeton albnfo.ch.
Duhet theksuar se ‘Jiu jitsu’ Brazilian është art luftarak dhe një mënyrë mbrojtjeje personale e specializuar në dyluftim, veçanërisht në luftimin në tokë.
Dokaj u shpall kampion me medalje ari në peshën e mesme në Kampionatin Provincial No-Gi 2019, si dhe medaljen e bronztë në Provincial Absolut No-Gi 2019.
Kujtojmë se 22-vjeçari shqiptar ka emigruar vetëm një vit më parë në Kanada dhe ka menduar të hedhë hapa të sigurt në ndërtimin e karrierës së tij si sportist prefesionit, shkruan Albanian Montreal Press.
Me një skuadër të mirëfilltë trajnerësh profesionistë, Dokaj është optimist që shumë shpejt do jetë pjesë e aktiviteteve sportive që do të mbahen vitin e ardhshëm në Abu-Dhabi, apo edhe përfaqësimin e Kanadasë në Botëror.





Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












