Lajme

Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare

Kancelari austriak, Karl Nehammer i Partisë Popullore Austriake (ÖVP) po lobon për kontroll më të rreptë mbi bashkimin e familjes.

Gjatë fundjavës, Nehammer bëri thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së për të verifikuar lidhjet familjare, transmeton albinfo.at.

Nehammer tha gjithashtu se testimi i ADN-së duhet të përdoret sa herë që ka dyshime në lidhje me vërtetësinë e lidhjeve familjare, sipas ZIB1.

Më tej ai tha se Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme janë ngarkuar të përgatisin një strategji për të adresuar këtë çështje.

Kancelari theksoi gjithashtu domosdoshmërinë për legjislacion më të rreptë në nivel të Bashkimit Evropian (BE).