Lajme
Kandidatë për Nobel: Thaçi, Daçiç dhe Ashton
Katër kongresmenë amerikanë kanë emëruan kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç si dhe baroneshën, Catherine Ashton si kandidatë për çmimin Nobel për paqe
Ligjvënësit amerikanë që mbështesin dy taboret, Kosovën dhe Serbinë në Kongresin Amerikan, janë bashkuar rreth një qëllimi. Ata sot kanë emëruan kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, si dhe baroneshën, Catherine Ashton si kandidatë për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.
Në njoftimin e përbashkët të kongesmenëve, Eliot Engel dhe Robert Aderholt që mbështesin çështjen shqiptare dhe Ted Poe dhe Emanuel Cleaver që mbështesin çështjen serbe, kanë kërkuar që tre zyrtarëve t’u ndahet çmimi Nobel për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.
Marrëveshja e prillit e këtij viti, mes dy kryeministrave, theksojnë ligjvënësit, shënon një pikë-kthese dramatike për Serbinë dhe Kosovën dhe për gjithë rajonin e trazuar të Ballkanit.
Që nga tetori i vitit 2012, deri në fund të këtij viti, dy kryeministrat janë takuar rreth 20 herë me ndërmjetësimin e zyrtares së lartë të BE-së, duke arritur të bien dakord për çështje delikate mes të dy vendeve, raporton VOA.
Çështja e fundit për të cilën ata po përpiqen të arrijnë një kompromis është ajo për sistemin gjyqësor në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Emërimet për çmimin Nobel mund të bëhen nga çdo individ ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvënësit.
Komisioni prej 5 anëtarësh që përzgjedh fituesin emërohet nga parlamenti norvegjez. Afati i emërimit është deri në muajin shkurt dhe fituesit shpallen në tetor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













