Lajme
Kanë shitur teste negative false: I pret burgu ose 375.000 euro gjobë
Për një rezultat negativ të rremë ata kanë marrë midis 150 dhe 300 eurove. Hetuesit kanë gjetur më shumë se 200 rezultate false të testeve në telefonët e tyre
Shtatë persona janë arrestuar në Francë për shkak të tregtisë me teste false të koronavirusit.
Siç është raportuar nga agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar zyrën e prokurorit publik, të arrestuarit akuzohen se u kanë shitur rezultate false të testimit udhëtarëve në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, transmeton albinfo.ch.
Për një rezultat negativ të rremë ata kanë marrë midis 150 dhe 300 eurove. Hetuesit kanë gjetur më shumë se 200 rezultate false të testeve në telefonët e tyre.
Policia kufitare ka nisur hetimet pasi që një pasagjer i cili do të fluturonte në kryeqytetin etiopian Addis Ababa është kapur me një test fals të kuronavirusit. Për shkak të pandemisë, hyrja në disa vende është e mundur vetëm pasi të tregosh një test negativ të koronës.
Falsifikuesit e pretenduar do të gjykohen në mars të vitit të ardhshëm. Të gjashtë burrat dhe gruaja midis moshës 29 dhe 52 vjeç përballen me 5 vjet burg dhe një gjobë deri në 375.000 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














